Protestat në SHBA, ish-ministri Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet

Protestat në SHBA, ish-ministri Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet

Protestat dje në Kongres dhe protestat në Shqipëri

Për protestat që përfshinë SHBA-në ditën e djeshme ka reaguar ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në në profilin e tij në Facebook, Lleshaj shkruan se demokracia duhet të vetëmbrohet. Ai ka sjellë në vëmendje një thënie të një filozofi austriak, Karl Popper sipas të cilit tolerance e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës.

Lleshaj shkruan se e sheh me trishtim sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill.

Ditën e djeshme disa protestues mësynë në ambjentet e kompleksit Capitol Hill për të penguar procesin e certifikimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden.

Situata u tensionua shumë teksa ka pasur dhe përplasje me policinë. Si pasojë e dhunës së ushtruar, humbën jetën 4 persona teksa u plagosën dhe 14 efektivë policie.

Postimi i plotë i Sandër Lleshajt:

Demokracia duhet të vetëmbrohet. Karl Popper e shihte si domosdoshmëri aftësinë e demokracive për vetëmbrojtje.

Mësimet e tij më erdhën të parat në mendje sonte, teksa shihja me trishtim të thellë sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill, simbolit më të lartë të demokracisë në botën e sotme, shpresës më të madhe për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën.

Ja çfarë shkruan Popper në vitin 1945, pasi bota kishte paguar një çmim të tmerrshëm për tolerancën e treguar përballë ekstremizmit:

“Toleranca e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës. Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca.

Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre.  Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët."

 

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 07/01/2021 08:19

    Duke e thene ti kete deklarate nuk besohet, ti do mbetesh ne memorje te shqiptareve si LLesh kimiku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë