KIEV- Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur gjatë protestave të dy ditëve të fundit në Ukrainë. Mes të vdekurve gjenden dhe 9 oficerë policie, si dhe 1 gazetar i gazetës ukrainase “Vremya”.
 
Sipas mediave vendase, Vyacheslav Veremyi u qëllua për vdekje me armë zjarri. Gjatë ditës së sotme protestuesit kanë vazhduar të konliktohen fizikisht me forcat e rendit duke u munduar të marrin sërish kontrollin e godinës së bashkisë së Kievit.
 
Në orët e pasdites Kryetari i Shërbimit të Sigurisë së Ukraines Aleksandr Yakimenko tha në një deklaratë për shtyp se grupet ekstremiste kanë marrë më shume se 1500 armë zjarri dhe 100 mijë fishekë nga depot e armatimeve, gjatë 24 orëve të fundit.
 
Yakimenko u bëri thirrje të gjithë ukrainasve të qëndronin të qetë dhe t’i jepnin fund dhunës në vend.

PROTESTA NE UKRAINE, BE MBLEDHJE TE JASHTEZAKONSHME
Bashkimi Europian thërret ministrat e Jashtëm në një mbledhje të Jashtëzakonshme për të diskutuar situatën në Ukrainë. Ndërkohë në Ukrainë ministri i Mbrojtjes, Pavlo Lebedev, deklaroi se ka urdhëruar dërgimin e trupave paraushtarake në Kiev. Pas një nate të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë bilanci i viktimave ka shkuar në 26 të vdekur dhe 240 të plagosur. 

Kjo është hera e parë që ushtria përfshihet në protestat që kanë  tronditur Ukrainën prej nëntorit të vitit të kaluar, të cilat u nxitën nga refuzimi i presidentit Viktor Yanokovych që të përafrohet me Bashkimin Evropian. Ndërkohë

Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë Ashton tha se mbledhja e jashtëzakonshme do të zhvillohet nesër në orën 14:00. "Të gjitha opsionet e mundshme do të shqyrtohen", ka thënë ajo.

Rusia, nga ana tjetër, bën fajtorë protestuesit e opozitës për përpjekjen e marrjes së dhunshme të pushtetit dhe e akuzon për "grusht shteti".

Protesta e nisur mëngjesin e djeshëm vazhdoi gjithë natën. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ndërmori një tjetër sulm mbi protestuesit në sheshin “Maidan Nezalezhnosti”.

"Shtëllungat e tymit nga djegia e gomave vazhdojnë të rriten, duke krijuar vijën e frontit mes dy palëve."- informon BBC sot në mëngjes.   Gjatë natës i janë vënë flakë tendave të protestuesve ndërkohë flakët kanë përfshirë dhe ndërtesën e bashkisë, e cila përdorej nga protestuesit.

Përpjekja për të shpërndarë protestën erdhi menjëherë pasi president i Ukrainës, Janukoviç fajësoi liderët e opozitës për dhunën.  “Kanë tejkaluar limitet duke shpresuar se do të vijnë në pushtet falë rrugës. Përgjegjësit do të gjykohen”- tha Janukoviç në një mesazh drejtuar kombit, ndërkohë që përleshjet në shesh vazhdonin.

Zëvendës president i Amerikës Xho Bajden i ka telefonuar Janukoviç duke i kërkuar që të ndalojë dhunën. Ai i  bëri thirrje të tërheqë forcat qeveritare nga sheshi i Pavarësisë.

ORA 16:15 PROTESTUESIT HAPIN DEPOT E ARMATIMEVE
Lidhur me trazirat në Ukrainë, mësohet se protestuesit kanë hapur depot e armatimeve. Lajmi në fjalë është konfirmuar nga kreu i Shërbimit të Sigurisë, Aleksandër Yakimenko. Ky i fundit bën me dije se ekstremistët kanë marrë 1500 armë zjarri dhe se gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë edhe 100 mijë fishekë.

13:11 SANKSIONET E BE-se, RUSIA: GRUSHT SHTETI
"Çdo sanksion i BE-së kundër Ukrainës do të përfshijë fillimisht ndalimin e zyrtarëve kryesorë udhëtimin si dhe ngrirjen e çdo aseti të tyre në vendet e BE," raporton AP. 
Rusia e quan  përpjekje për grusht shteti. Ajo që është duke u zhvilluar në Kiev është një përpjekje për "grusht shteti", deklaroi ministri i Jashtëm i Rusisë, i cili ka kërkuar nga liderët e opozitës të ndalin dhunën. Kremlini ka konfirmuar se ka pasur vërtet një telefonatë dje mes Putin dhe homologut të tij ukrainas, por presidenti rus nuk e ka këshilluar kurrë Janukoviç së çfarë te bëjë

10:28: ASSOCIATED PRESS: BE THËRRET NË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME 28 MINISTRAT E JASHTËM
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, BE ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të 28 ministrave të jashtëm për të diskutuar dhunën në Ukrainë.

10:21: MINISTRI I BRENDSHËM UKRAINAS: POLICIA NUK KA PËRDORUR ARMË ZJARRI

Ministri i brendshëm ukrainas Vitaliy Zakharchenko ka deklaruar se policia nuk ka përdorur armë zjarri mbrëmjen e të martës në kampin kryesor të protestës, por vetëm pajisje speciale për gjuajte me plumba plastikë.

10:16: AFP: PRESIDENTI HOLLANDE NXIT BE-NË TË VENDOSË SANKSIONE KUNDËR LIDERËVE UKRAINAS

Presidenti i Francës Hollande është lideri i fundit europian që ka nxitur BE të marrë në konsideratë sanksionet kundër liderave ukrainas.

10:25: AGJENCIA E LAJMEVE AFP: VATIKANI BËN THIRRJE TË NDALET DHUNA NË UKRAINË

Edhe Papa Francesku nga Vatikani ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës në Ukrainë.

ORA 11:17 MINISTRIA E MBROJTJES TRUPA PER TE RUAJTUR DEPOT E MUNICIONEVE
Ministri Ukrainas i Mbrojtjes, Pavel Lebedev ka konfirmuar se ka urdhëruar dërgim të 500 trupave parashutistë në Kiev nga Dnipropetrovsk (në lindje) për të ruajtur depot e municionit. 

Ish-ministri i mbrojtjes Anatoly Hrytsenko shkroi në rrjetin social Facebook se 500 forca nga Brigada e 25-të Parashutiste e Dnipropetrovsk do të zbarkojnë në Kiev.

ORA 10: 59 FREEDOM HOUSE: JANUKOVIC TERHIQU

Organizata Freedom House e ka dënuar fuqishëm dhunën vdekjeprurëse ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë në kryeqytetin Kiev dhe vërejtjen e qeverisë së Ukrainës se do “të përdoren të gjitha mjetet legale” për shpërndarjen e protestuesve, informon europaelire.  Në kumtesën e publikuar mbrëmë vonë, organizata për të drejtat e njeriut, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, këto zhvillime i ka përshkruar si “sinjale alarmuese” se presidenti Viktor Janukoviç, ka vendosur ta përshkallëzoj krizën e gjatë tremujore politike. 

Presidenti i organizatës Freedom House, David J. Kramer, tha se “liderët demokratikë legjitimë nuk e urdhërojnë policinë speciale t’i sulmoj protestuesit, që kërkojnë më tepër qeverisje të hapur”. Mëtutje, ai ka theksuar se Janukoviç “duhet të tërhiqet”, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet “menjëherë” të kërkojnë nga ai ndaljen e përdorimit të forcës.  Zoti Kramer ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të imponojnë sanksione financiare dhe për viza për “përshpejtimin e ndryshimit domethënës politik”.
 
ORA 10:36 FABIUS: DO DISKUTOJME ME GJERMANIN 
Sipas Reuters Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius thotë se do të diskutojnë së bashku me Gjermaninë aksionin që mund të ndërmarrin për krizën në Ukrainë, duke paralajmëruar se “sanksionet individuale” janë të mundura.
 
ORA 10:33 BILDT: JANUKOVIC I VETMI PERGJEGJES 
Ministri i Jashtëm i Suedisë në një postim në Twitter thotë se Janukoviç është përgjegjës.
"Janukoviç është përgjegjësi për vdekjet dhe dhunën. Ai i ka duart me gjak"- shkruan Bildt në Twitter.
Ai shton "Çdokush ka përgjegjësinë për shmangien e katastrofës nga vendi. Vetëm një person mund ta ndalojë katastrofën në Ukrainë. Ai është presidenti ukrainas Yanukovich. "

ORA 10: 48 KRYEMINISTRI POLAK: BE TE IMPONOJE SANKSIONE 
Kryeministri polak Donald Tusk thotë se ai do të nxisë liderat e Bashkimit Europian të imponojnë sanksione ndaj qeverisë Ukrainasë. Kryeministi i Polonisë është shprehur gjithashtu se vendi i tij është i hapur për të mirëpritur personat e mbetur të plagosur gjatë protestave në Kiev.

ORA 10:00 SHBA: FORCA NUK DO TE ZGJIDHE KRIZEN, RINISNI DIALOGUN 
"SHBA është e tronditur nga dhuna në Kiev e Ukrainë dhe i bën thirrje  Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç për të rifilluar një dialog me liderin e opozitës", tha sot një konferencë për shtyp,Jay Carney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

"Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën dhe përdorimin e tepruar të forcës nga të dyja anët. Forca nuk do zgjidhë krizën," tha ai.

Ndërkohë zëvendës president i Amerikës Xho Bajden i ka telefonuar Janukoviç duke i kërkuar që të ndalojë dhunën. Ai i  bëri thirrje të tërheqë forcat qeveritare nga sheshi i Pavarësisë.

KIEV, PERLESHJET GJATE NATES
Përpjekja për të shpërndarë protestën erdhi menjëherë pasi president i Ukrainës, Janukoviç fajësoi liderët e opozitës për dhunën.  “Kanë tejkaluar limitet duke shpresuar se do të vijnë në pushtet falë rrugës. Përgjegjësit do të gjykohen”- tha Janukoviç në një mesazh drejtuar kombit, ndërkohë që përleshjet në shesh vazhdonin.
 
Forcat policore ishin pozicionuar rreth monumentit që gjendet në qendër të sheshit rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm (03:00 me orën tonë). Ndërsa protestuesit kanë ndërtuar shumë barrikada. Në qytete të tjera protestuesit kanë marrë zyra publike e komisariate të policisë. 

ukraine
(Ne foto: Digjen çadrat e protestuesve në shesh) Foto të tjera

BILANCI: 25 TE VDEKUR, QINDRA TE PLAGOSUR  
Janë mbi 25 persona që humbën jetën në përleshjet mes policisë dhe manifestuesve në Kiev që kanë nisur mëngjesin e djeshëm. Sipas bilancit të qeverisë ukrainase janë edhe 241 të plagosur që janë shtruar në spital, mes tyre 79 policë dhe 5 gazetarë. Mes viktimave janë edhe 7 agjentë të policisë 13 civilë, ndërkohë që numri i tyre mund të rritet edhe më.  

Mes personave që humbën jetën, ishte edhe një gazetari ukrainas Vyacheslav Veremyi, i cili u vra me armë zjarri nga një grup me maska të cilët ndaluan taksinë me të cilën ai po udhëtonte. Gazetari punonte për gazetën ukrainase "Vremya".


JANUKOVIC: OPOZITA FAJTORE
Pas dështimit të bisedimeve President i Ukrainës Viktor Yanukoviç bën përgjegjes opozitën për këtë akt të forcave anti-qeveritare. Liderët e opozitës nuk kanë marrë në konsideratë principin demokratik që në pushtet vihet me zgjedhje dhe jo përmes rrugës”- ka thënë Janukoviç.

“Të distancohen nga forcat radikale që provokojnë gjakderdhje dhe përleshje me forcat e ligjit ose të pranojnë aleancën me ta," shtoi ai.

Përleshja e djeshme konsiderohet si më e përgjakshmja në 70 vitet e fundit por dhe që nga nisja e protestave në nëntor. Shkëndija e protestës u ndezën vitin që shkoi kur presidenti Viktor Janukoviç vendosi të sprapsej nga pakti i tregtisë me Bashkimin Europian dhe forcoi lidhjet me Moskën. 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)