Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një foto të një automjeti me targa serbe në Zvërnec, me pretendimet se me këto makina janë sjellë qytetarë për të protestuar kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
“Ja dhe ata qe e “duan” më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po keto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, shkruan Balla në postimin e tij.
Sot në zonën e Zvërnecit është zhvilluar një protestë simbolike kundër ndërtimit të resortit luksoz në zonë. Protesta po zhvillohen tashmë prej 7 ditësh në Tiranë ndërsa harta është zgjeruar dhe në qytete të tjera të vendit.
Kryeministri Edi Rama ka pretenduar se këto protesta po nxiten nga Greqia, duke i cilësuar si “xhelozë” për zhvillimin e fqinjëve.
Komente










Rrofte Serbia qe e do Shqiperine deri ne vlore pjese te saj, si ne vitin 1180.Poshte shqiptaret qe duan investimeve amerikane, AQ me teper investimet Kushner-Tramp. Patriotizmi serb dhe vorio epiriote frymezoni shqiptaret Ne proteste
PërgjigjuJa dhe /Corape-kuqi/i Librazhdit e tregoi dhe nje here perse Rama e Berisha mbajne tipa si ky apo Flamur Noken kaq prane vetes.Targat nuk te bejne serb me kombesi o Ballosh,ata protestues mund te jene shqiptare te zonave shqiptare ne Serbi e perdorin makina me targa te shtetit ku jetojne.Pastaj ndihmes internacionaliste per nje kauze te drejte nuk mund t'i mbyllesh porten.Me logjiken e Balles i bie qe targa e makines ka vleren e DNA,pashaportes e certifikates se trungut familjar,te marra se bashku!
Përgjigjuishin gazetare te reauters ose cnn ose media nderkombetare
PërgjigjuMe e verte e ka ky lemshi. As turistat si le rehat
PërgjigjuSaliu digital… Tao analog ..! Librazhdi im sa forte te dua …
PërgjigjuAh mer kok sqepar! Ne rast se nje Serb apo 100 Serb solidarizohen me ne, jane mese te mirepritur! Te jesh i binder per nje gje - QE EDHE SERBET NUK JANE AQ TE DEMSHEM PER VENDIN TONE SESA JU!
PërgjigjuEdhe une do jem me targa italiane se vij edhe per pushime dhe do thone e sollen taljanet apo e blene me leke qe ti prishe humorin kryemistrit
PërgjigjuShpifni cfare te doni protestat do vazhdojne deri ku te jepni dorheqjen !
PërgjigjuPo ti po i ban pyetjen lexuesve. Ti je ne qeveri o shoku Daut. Duhet ta dish ti psene. Cna ka gjet....
Përgjigjupranvera me nje lule s'vjen!
Përgjigju