Protestat për rektorin, presidentja
Jahjaga: mos përdoret dhunë

Protestat për rektorin, presidentja<br />Jahjaga: mos përdoret dhunë
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se dhuna nuk është zgjidhje dhe ka bërë thirrje që problemi i krijuar në Universitetin e Prishtinës të kapërcehet përmes një dialogu konstruktiv.
 
Zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu, i tha Radios Evropa e Lirë, se të gjitha palët duhet të përmbahen nga dhuna për t’i lënë hapësirë zgjidhjes institucionale.
 
“Universiteti i Prishtinës është një institucion plotësisht i pavarur dhe autonom".
 
"Presidentja e Republikës së Kosovës po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në UP dhe duke bërë thirrje për përmbajtje nga dhuna vlerëson se është i domosdoshëm dialogu konstruktiv që çon drejt një zgjidhjeje të pranueshme”, tha Vllahiu.
 
Ai ka thënë se Universiteti i Prishtinës duhet të gjejë vetë zgjidhjen e pranueshme brenda kornizës ligjore.
 
“Është e domosdoshme që situata të mos eskalojë dhe që të tregohet përmbajtje nga të gjithë. Dhuna nuk është zgjidhje. Kapërcimi i gjendjes mund të bëhet brenda institucionit dhe në suaza ligjore”, tha Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)