Protestat, ministrja Denaj takim me blegtorët e Gjirokastrës: Nuk ndërhyjmë ne për çmimin e qumështit, arrini marrëveshje me grumbulluesit
Ministrja Denaj në takim me blegtorët
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka zhvilluar një takim me blegtorët në Gjirokastër, të cilët kanë protestuar disa herë për çmimin e qumështit pasi baxhot e kanë fiksuar çmimin me 120 lekë/litër duke sjellë humbje të mëdha për ta.
Ministrja Denaj ka ndarë foto nga takimi me blegtorët, ndërsa thotë se institucionet nuk mund të ndërhyjnë për caktimin e çmimit, por se duhet të arrihet përmes bashkëpunimit mes blegtorëve dhe grumbulluesve.
“Bashkë me Mirelën dhe kryetarët e bashkive, Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë, në takim me blegtorët e qarkut Gjirokastër, për t’i dëgjuar dhe diskutuar nga afër me ta mbi problematikat e sektorit.
Theksova se institucionet nuk mund të ndërhyjnë në çmimin e produktit dhe zgjidhja duhet të vijë me bashkëpunimin mes palëve dhe formalizimin e marrëdhënies mes pikave të grumbullimit dhe blegtorëve, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë e favorshme për të gjithë”, shkruan Denaj.
Ministrja thotë se do vijojnë të mbështesin blegtorinë.
“Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat”, vijon ministrja.
Blegtorët kërkojnë rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun Gjirokastër, ish kryebashkiaku Peci në listë të hapur
12 Mars, 20:05
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Ndërron jetë në Athinë, Grigor Jovani! Poet i talentuar, gazetar, përkthyes i Kunderës
12 Mars, 15:35
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Zgjedhjet/ Dorëhiqen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës! Demo, Malaj dhe Peçi do kandidojnë për deputetë më 11 maj (DOKUMENTI)
11 Mars, 14:13
-
E rëndë në Përmet, 30-vjeçarja humb jetën gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës! Policia: S’kishte shenja dhune e dëmtime, po hetohet
11 Mars, 13:48
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars, 13:47
-
Miratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit mjekësor! Denaj: S’do kultivohet në Myzeqe e Korçë
6 Mars, 14:45
-
Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa
6 Mars, 13:16
-
Aksident në aksin ‘Gjirokastër-Kakavijë, makina përplaset me motorrin, plagoset 1 person
5 Mars, 21:37
-
Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës: S'u gjetën prova
5 Mars, 10:32
Nje kujtese e vogel per min.Denaj ne rast se ka haruar rregullat e lojes dhe po ja ve ne anglisht ne rast se shqipja nuk i mjafton per te kuptuar: /PRICE FIXING IS AN ILLEGAL SCHEME THAT INVOLVES COLLUSION AMONG PRODUCERS OR SUPPLIERS TO SET THE PRICE OF A PRODUCT OR A SERVICE.PRICE FIXING VIOLATES THE ANTITRUST LAW,WHICH REQUIRES EACH COMPANY TO ESTABLISH PRICES AND OTHER TERMS ON ITS OWN.PRICE FIXING IS ILLEGAL BECAUSE IT FOSTERS UNFAIR COMPETITION AND IMPOSES HIGH PRICES ON CONSUMERS./
Përgjigju