Blegtorët e Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Përmetit kanë protestuar për të treten here tek Ura e Kardhiqit në Gjirokastër. Ata ankohen se fabrikat dhe baxhot kanë fiksuar çmimin e qumështit, me 120 lek për litër duke sjellë humbje të mëdha për ta. Ata pritet të takohen sot me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.
“Jemi në protestën e radhës pasi zotërinjtë e ministrisë na kanë lënë një takim por e kanë lënë në një moment të papërshtatshëm sepse kujtojnë se ne do të largohemi. Zonja ministre ka ardhur mesa kemi informacion, ndodhet në Tepelenë do të inaugurojë një thertore”. Një rrugë e dy punë si i thonë.
Ne prapë do t’ia paraqesim ato 4 pika dhe në qoftë se ata nuk reagojnë do të na kenë në rrugë përsëri sepse kanë bërë edhe presion. Te shumë blegtorë ka pasur presione.
Blegtorët shprehen se detyrohen ta shesin qumështin me çmim të lirë ndërkohë që është dyfishuar çmimi për ushqimin e bagëtive.
“Ne kemi 4 pika zotëri i dashur. As për subvencionet as për kullotat as për veprat ujore. Nuk ka më kthim pas sepse ne po vuajmë si qeni. Nëse ata nuk na zgjidhin këto 4 pika, ne do t’i shesim dhe do të ikim nga ky vend sepse kjo është e qëllimshme”- tha blegtori.
Protesta të ngjashme janë organizuar gjatë janarit edhe në Fier e Vlorë pasi për blegtorët që mbarështojnë delet e dhitë ulja e çmimit do të thotë faliment! Ata kërkojnë që çmimi dysheme i qumështit të bëhet 160 lekë për litër.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)
20 Janar, 18:21
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar, 11:25
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
Duhet te lidheni direkt me pikat e shitjes me pakice.
PërgjigjuPoçpunë ka shteti me privatët.Qumshin nuk e grumbullon shteti.Logjika thujini atyre pra ti thotë shteti tia grumbullojnë qumështin më shtrenjt.Çudira shqiptare.
PërgjigjuMos shisni asnje ml derisa te shkoni te cmimi i drejte , e falni qumeshtin dhe mos jua shisni maskarenjve qe e kane cuar kg e djathit 1600 leke
Përgjigju