Protestat, Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Po ndjekim me shqetësim situatën, Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh nga Brukseli në lidhje me protestat e qytetarëve në vend kundër rritjes së çmimeve në vend. Sipas Ramës, nga Brukseli i kishte shkuar mesazhi se po ndiqnin me shqetësim situatën në Tiranë dhe se pikërisht këto lloj protestash nëpër vendet e NATO-s janë ato që po shpreson Rusia.

"Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave, është legjitime t'i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati defakto në luftë me Rusinë. Kjo ka sjelë telashe ,vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s", tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama: Nga Brukseli më shkruan të shqetësuar për protestat në Tiranë se Rusia ka shpresë të madhe te pakënaqësitë ekonomike në vendet e NATO! Protesta më e turpshme në 30 vite


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë