Të rinjtë demokratë të Europës i kanë dërguar një letër kryetarit të FRPD-së Belind Këlliçi, ku shprehen të shqetësuar për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri. 

Në letrën që mban firmën e Javier Hurtado Mira-s, kreut të komunitetit të të Rinjve Demokratë të Europës, i bëhet apel qeverisë shqiptare që t’i japin fund arrestimeve, sipas tyre, të paligjshme.

"Askush nuk duhet të jete subjekt i ndalimit të lirisë së fjalës dhe protestës. Këto nuk janë vlera që një vend kandidat në BE duhet të promovojë”, lexohet në letrën e të rinjve demokratë të Europës.

Letra e Plotë
“Komuniteti i të Rinjve Demokratë të Europës është duke ndjekur me interes të veçantë ngjarjet e fundit në Shqipëri ku anëtaret e një prej organizatave tona, Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) dhe protestues të shoqërisë civile janë arrestuar dhe dhunuar sistematikisht.
Disa protesta paqësore janë organizuar gjatë javëve të fundit në përpjekje për të mbrojtur parkun e fundit dhe të vetëm publik në Tiranë. Policia ka përdorur forcë kundër protestuesve të cilët po ushtronin të drejtën e tyre themelore njerëzore.

Protestuesit janë dhunuar fizikisht, po ashtu psikologjiksht, siç tregohet në foto dhe video të regjistruara nga qytetarët. DEMYC u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i japin fund arrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve paqësore. Askush nuk duhet të jete subjekt i ndalimit të lirisë së fjalës dhe protestës. Këto nuk janë vlera që një vend kandidat në BE duhet të promovojë".


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)