Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho i ka replikuar ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila kishte ripostuar në profilin e saj në facebook, reagimin e MIA-s për dezinformimin e bërë nga CNN lidhur me protestat në Shqipëri.
Xixho shkruan se Balluku po tregon shqetësim për prishje të imazhit të Shqipërisë, por nuk u shqetësua për të njëjtën gjë kur SPAK e mori të pandehur për korrupsion.
Postimi i Erisa Xhixhos
Belindëria e Korrupsionit në merak për Imazhin e Shqipërisë.
Në vend të heshtë, më e pakta që mund të bëjë, Belindëria e Korrupsionit qenka e shqetësuar se protestat qytetare po nxijnë imazhin e Shqipërisë!
Çfarë nuk po na shohin sytë e çfarë nuk po na dëgjojnë veshët!
Po kur një zëvendëskryeministre merret e pandehur dhe i fshihet drejtësisë, a nxihet imazhi i Shqipërisë?!
Po kur një zëvendëskryeministre akuzohet për shpërdorime e vjedhje, për fallsifikime dhe fshehje të pasurisë, për korrupsion dhe pastrim parash a i nxihet imazhi Shqipërisë?!
Dhe kush ia nxin imazhin Shqipërisë, protesta qytetare kundër vjedhjes e shpërdorimit të pushtetit, kundër arrogances dhe korrupsionit të qeverisë, apo Belindëria e Korrupsionit?
Komente











O Xhixha, apo Xhixha, po ti vjen nga nje familje hajdite dhe e korruptuar, apo e harrove? Ku e ke kryetarin? Ne burg, ku e ke hajduten e Kryeladhe? neper dyer gjykatash... ti nuk duhet t eflasesh, por te heshtesh se je nje e korruptuar si shume anetare te LSI-se.
PërgjigjuSuper hajdutja e familjes grabitqare Xhixho te akuzuarit e drejtesis i bejn pyetje te akuzuares!! Shume e cuditshme!!
PërgjigjuPo ti moj xhixho perse nuk u interesove per imazhin e Shqiperise kur te moren te pa ndehur dhe po I behet gjyqi babait tend hajdut ? Per Ballukun deri tani nuk eshte faktuar asgje po eshte e lire .o njerez te pa cipe si dilni dhe flisni , turpin e keni ngrene me buken e shqiptareve , ti nuk duhet te ishe deputete por krimineli ilir dhe sali futen ne parlament persona te pa deshiruar nga shqiptaret dhe fajin e ka hajduti i KGJZ qe nuk vepron sipas ligjit krushku i leka zogut tradhetarit qe shiti Shqiperine .