Gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit të drejtuar nga të rinjtë demokratë e pranishme ka qenë edhe Lory.E.Amy, profesoreshë e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA.

Por pas sulmit të studentëve drejt ministrisë së Arsimit ajo është revoltuar duke u kërkuar ti japin fund dhunës, pasi kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin. “Si mund të jeni kaq budallenj. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim”, dëgjohet mes të tjerave që ajo t’u thotë në anglisht studentëve.