Protestë homazh për viktimat në minierat e kromit! Gazetari për Report Tv: Minatorët futen nën tokë me mendimin se mund të mos dalin më

Aksidentet në Bulqizë ku operojnë disa kompani minerare janë të shpeshta. Javën e kaluar ndërroi jetë minatori Muharrem Plaku, dhe u deshën 5 ditë për ta nxjerrë trupin e tij nga masivi i kromit që e kishte zënë në galeri.

Nisur nga kushtet e vështira të punës në galeritë e kromit dhe shfrytëzimi i minatorëve, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një tubim homazh për viktimat e minierës ku kanë marrë pjesë aktivistë, ish-minatorë, qytetarë të Bulqizës për të përcjellë një mesazh ndaj shtetit dhe kompanive që operojnë në sektorin minerar. Për të folur për tepër për këtë teme të ndjeshme i ftuar për një lidhje direkte nga Bulqiza ka qenë gazetari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Sami Curri.

Curri ka thënë se protesta e djeshme ishte një homazh për 677 që kanë humbur jetën nën tokë në minierat shqiptare që prej vitit 1948, kur është hapur për herë të parë miniera e Bulqizës.  

"Ishte një nismë e jonë për të kujtuar 677 persona që kanë humbur jetët në minierën e Bulquizës dhe jo vetëm. Është nëj shifër shumë e madhe, me vdekjet që fillojnë që prej vitit 1948. Ishte hera e parë që në Bulqizë bëhet një veprim i tillë. Duhet më shumë për sigurinë e minatorëve në vendin e tyre të punës", tha Curri.

Ai u shpreh se Statusi i Minatorit është premtuar në 30 vite dhe asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

"Në çdo bisedë në Bulqizë, gjëja e parë që të thonë është Statusi i Minatorit, që sjell një sërë përfitimesh. Në këto 30 vite Statusi i Minatorit ka qenë kryesori në çdo fushatë elektorale por në fakt ende nuk ka ndodhur. Puna në minierë krijon një sërë problemesh dhe normalisht që kërkon trajtime të veçanta. Pati një nismë në vitin 2017 që u hodh poshtë me arsye se krijonte një barrë shumë të lartë në buxhetin e shtetit", tha ai.

Aktivisti Sami Curri u shpreh se vetëm 1/3 e kompanive subjekte minerare respektojnë rregullat e sigurisë në punë.

'Normalisht që ka subjekte minerare që janë korrekte në aspektin e sigurisë në punë, ku edhe ka aksidente minimale. Por këto subjekte nuk janë më shumë se 1/3 e gjithë sektorit. Ata punojnë për të fituar sa më shumë sot për sot. Minatorët që shkojnë në galeri nuk e bëjnë nga qejfi. Futen brenda me mendimin se mund të mos dalin më", tha ndër të tjera në lidhjen për Report Tv, gazetari dhe aktivisti Sami Curri.

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji thimio: 25/09/2021 12:18

    Prita te shoh ne proteste Tao Pallen dhe Blendi Klosin.Kur ishin ne opozite nuk linin rast pa shfrytezuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër