SHKODËR - Banorë të fshatit Dobraç në komunën Rrethina kanë protestuar sot në vendin ku po punohet për ndërtimin e bypassit jo shumë larg nga stacioni i pompave në Dobrac. Ai furnizon me ujë të pijshëm dhe qytetin e Shkodrës. Shkaku i kësaj proteste ka qenë devijimi i projektit të mëparshem të kalimit të bypassit në këtë territory, i cili është bërë pa asnjë njoftim të qytetarëve, teksa mjetet nga nata e kaluar kanë nisur gërmimet në tokën në pronësi të fshatarëve të Dobraçit që e kanë përfituar me ligjin 7501. Shefi i inspektoriatit të ndertimit të komunës Rrethina, Rrok Demaj deklaroi se punimet që po kryhen janë të paligjshme, sepse nuk është njoftuar njësia vendore, në territorin e së ciles do kalojë ky objekt.

BANORËT
Banorët e quajnë abuzive dhe korrupsion ndërhyrjen për ndryshimin për të tretën herë të projektit nga njerëz me pushtet, duke shkelur të drejten e pronësisë së tyre. Janë mbi 20 familje, të cileve u cënohet prona nga ndryshimi i projektit të bypassit në fshatin Dobraç. Ky devijim projekti lë jashtë bypassit dhe mbrojtjes nga përmbytja stacionin e pompave të Dobraçit.

POMPAT
Ky stacion pompash furnizon me uje te pijshem gjithe qytetin e Shkodres dhe fshatrat perreth dhe duke ngelur jashte zones se mbrojtjes se bypassit rrezikon cilesine e ujit te pijshem ne rast te perseritjes se permbytjeve ne zonen e Nenshkodres

(aq/shqiptarja.com)