Rreth 400 banorë të Fushë Milotit kanë dalë sot në një proteste për rrugën kryesore të këtij fshati, që e lidh me bashkinë e Kurbinit dhe pjesë të tjera të rrethit.
 
Ata thonë se kanë 26 vjet që kërkojnë shtrimin e kësaj rruge por asnjëherë premtimet e dhëna nëper fushatat e shumta nuk janë zbatuar.
 
Banorët i janë drejtuar edhe kryetarit të bashkisë së Laçit Artur Bardhi por ai i është përgjigjur se as nuk e ka në mend një gjë të tillë.

"Për të protestuar për rrugën që ka 25 vite që nuk ka vendosur askush dorë. Në kohën e zgjedhjeve na mbajnë me mashtrime. Nëse sëmuret ndonjë e cojmë të vdekur në spital.
 
Premtime të kota, kjo rrugë ka 25 vite. Me letra është e shkruar, ka pasur raste që është rrezikuar edhe jeta e njerëzve
" shprehen ata.

Banorët thonë se janë te vendosur në vendimin për të mos mare pjesë në zgjedhje nëse rruga nuk shtrohet.
 
Gjithashtu ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të shikojë punën e dobët dhe indiferentizmin e kryetarit te bashkisë Artur Bardhi.


dy.b/shqiptarja.com