Konfederata e sindikatave mbajti një protestë ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, në këtë 1 maj, kjo sindikatë synon të sensibilizojë me protestën e saj të rinjtë që të mos largohen nga vendi.
Me pankarta dhe flamuj në duar, përgjatë rrugës ata i bëjnë thirrje të rinjve me mesazhin të mos braktisin atdheun por të kujdesen për të: “Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju”, “Stop shpopullimit” apo “Atdheu është pasuri, që duhet ruajtur dhe mbrojtur”. ishin disa nga pankartat e protestuesve.
Gjithashtu ata me pankartat e tyre i bëjnë thirrje edhe politikbërësve të hartojnë politika për të mbajtur të rinjtë ne vend.
Ata u vendosën përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj.
Mesazhi ka qenë gjithashtu që të rinjtë e larguar të kthehen në Shqipëri. Sipas tyre shumë sektorë të vendit dhe Shqipëria ka nevojë për ta, pasi po vuhet shumë mungesa e forcës punëtore.
Ata shtojnë se vendi ofron shumë mundësi, mjafton që ligjet të ndryshojnë dhe të rriten pagat.
Protesta e cila u organizua nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mblodhi me qindra protestues, teksa paralajmëruan se do t’i vijojnë në të gjithë vendin në ditët që do të vijnë.
-
Atdheu që të lë pa gjë. Atdheu ku s'je pronar por skllav. Mbroni atdheun që nuk është i juaji por i politikanëve.
Përgjigju








Komente
Komento