Protestë në Shkodër, 500 banorë të Dragoçit pa rrugë: Jemi në hall! Kemi 30 vite në këtë gjendje

Kjo është rruga që lidh fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë me zonën urbane.  Me gropa, që në dimër mbushen me ujë, rruga nuk është asfaltuar prej 3 dekadash. Janë afro 500 banorë që kalojnë çdo ditë në këtë aks rrugor që lidhet me disa fshatra të tjerë të rëndësishëm deri në Koplik të Malësisë së Madhe.

Banorët protestuan duke kërkuar shtrimin e rrugës pasi është bërë e pakalueshme.

“Ne çojmë fëmijët në shkollë, ecin në këmbë, mezi kalojnë nga gropat. Kemi 30 vite në këtë gjendje. Taksat i paguajmë shërbim nuk marrim. Në ditë me shi siç është sot vështirë të kalohet si me këmbë ashtu dhe me makinë.

Ata tregojnë se janë munduar që ta mirëmbajnë vetë rrugën e fshatit Dragoç por ka qenë e pamundur ndaj edhe kërkojnë një ndërhyrje sa më shpejtë nga bashkia.

“I bëjmë thirrje Benet Becit të vijë ta shohë gjendjen tonë. Jemi në hall, kalojmë me çizme, me fëmijët në krah. Makina gjithashtu janë dëmtuar”, thanë ata.

Edhe më herët banorët e Dragoçit në Postribë kanë kërkuar asafaltimin e rrugës por deri më tani Bashkia e Shkodrës nuk e ka përfshirë në listën e investime.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Golemsi: 17/01/2024 15:52

    Pëse nuk kërkuat dhe protestuar për 30 vite që Bashkinë e kishte PDja që ju e keni votuar për 30 vite po kërkoni tani?

    Përgjigju
    • Arben: 17/01/2024 15:58

      Tamam. Te durojne tani edhe 30 vite pa rruge pastaj kane te drejte te protestojne!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?