Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në Shkodër në një protestë kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën e veriut (vendim i cili ende nuk është marrë).
Me pankarta në duar ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, Besa e shqiptarëve është e shenjtë”, etj, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre për këtë vendim, duke artikuluar edhe qëndrimet e tyre gjatë tubimit. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.
Teksa marshuan në rrugët e kryeqendrës së veriut, organizatorët kërkuan anulimin e këtij vendimi, ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama se po i bën qejfin presidentit serb Vuçiç.
Organizatorët deklaruan se reagimi i tyre lidhet me qëndrimet që, sipas tyre, Serbia ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e Konsullatës në Shkodër.
“Siç e keni marrë vesh, duan të hapin një Konsullatë serbe në Shkodër. Në kufij me serbinë nuk jena. Serbia nuk është as shtet i BE-së. Nuk është as ndonjë shtet lider në Europë. Është turp i madh. Kujtojnë se jemi dele që na bëjnë këto gjëra. Duan të shkelin mbi gjakun e njerëzve, mbi dëbimin e njerëzve. Shko bëje në Surrel konsullatën serbe”, tha mes të tjerash një protestues.
"Serbia është shtet kriminal, turp", tha një tjetër protestues.
Tirana zyrtare shpjegoi më herët se çështja është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka një dakordësi finale për të. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha foli për parimin e reciprocitetit në lidhje me këtë zhvillim, teksa përmendi faktin se ka qenë Shqipëria që ka bërë e para kërkesën për një Konsullatë të përgjithshme në Luginën e Preshevës.
Komente










Shkodra qe vinte era shurre duhet ta mbylli qenefin
Përgjigju????? Sa debila.
PërgjigjuKëta janë shpellarët derra të Shkodrës që kanë zbritur nga malet.
PërgjigjuAta qe te kane mbarsur jot'eme.