TIRANE - Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë kanë protestuar sot për atë që ata e konsiderojnë si manipulimin dhe shkeljet që i po i bëhen zgjedhjeve për këshillat studentore, të cilat mbahen më 21 mars.
/Shqiptarja.com
Organizatorët e kësaj proteste bëjnë të ditur se sot u bojkotua procesi mësimor, ndërsa në vijim sipas tyre protesta do të përshkallëzohet deri në greve urie për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent.
“Rikthejini studenteve dinjitetin e mohuar prej vitesh!” – është thirrja e organizatorëve të protestës.



Pamje nga protesta e sotme e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë
s.k/Shqiptarja.com











