Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme, në shenjë kundërshtie për çmimin e mandarinës.

Fermerët kundërshtojnë këtë çmim duke e cilësuar si të padrejtë dhe se i detyron ata të hedhin në rrugë produktin e tyre.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, raporton se fermerët kanë bllokuar edhe për pak minuta rrugën.

Ata kanë thënë se do të bllokojnë të gjitha pikat e grumbullimit nëse çmimi i mandarinës nuk rritet.