Gjatë kohës që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillonte një takim me kreun e Antikorrupsionit italian, Rafaele Cantone, ish-të përndjekurit kanë zhvilluar një protestë para kësaj ministrie.
/Shqiptarja.com
Ish-të përndjekurit kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ose në të kundërt paralajmërojnë për grevë urie si ajo e vitit 2012, kur ata qendruan per 31 dite ne greve. "Për ne që bëmë grevën e urisë nuk e vë njeri ujin në zjarr. Nuk kam marrë asnjë lek, kam bërë 5 vite burg. Do bëhemi gati për një grevë urie si në vitin 2012”- tha një nga ish të dënuarit e regjimit komunist.
Ata pretendojnë se qeveria nuk iu ka dhënë dëmshpërblimet. Ish-të përndjekurit politik tentuan të hyjnë në ambientete e Ministrisë për të takuar ministren Gjonaj, por nuk u lejuan nga policia.

(Policia s'lejon të përndjekurit të hyjnë në Ministri)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












