Sali Berisha thotë se protestat kundër qeverisë nuk po përdoren nga ai për t’i lehtësuar rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.
I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku nëse protesta e radhës e demokratëve do të jetë para 23 majit, datë kur do të zhvillohen votimet brenda PD-së për postin e kryetarit, Berisha nuk dha një përgjigje.
Kryedemokrati se protestat nuk kanë lidhje me proceset e brendshme të partisë.
“Kryengritja paqësore nuk njeh të zmbrapsur. Të gjitha format e protestave do përdoren, këto janë protesta, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës, ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, për të cilat do të bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët. Kjo kryengritje nuk ka të ndalur”,- tha Berisha.
“Nuk kanë lidhje këto, ka lidhje me regjimin, nuk ka asnjë lidhje me proceset e brendshme të partisë”,- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar











