Protestoi për vdekjen e 22-vjeçares iraniane, arrestohet ish-ylli i Bundesligës (VIDEO)

Lojtari i ekipit kombëtar i futbollit të Iranit dhe ish-ylli i Bundesligës, 53-vjeçari Ali Daei u arrestua mbrëmjene e të martës, sipas organizatës kurde të të drejtave të njeriut “Hengaw”.

Ali Daei, i cili shënoi 109 gola në 149 paraqitje midis 1993 dhe 2006, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat që po mbahen për vdekjen e 22-vjeçaren e Mahsa Amini.

Daei po qëndronte në hotelin Kurd në qytetin e lindjes së Amini, Saqqez, ku u zhvillua një marshim proteste drejt varrit të saj në ditën e 40-të pas vdekjes së saj. Pak më shumë se dy javë më parë, autoritetet konfiskuan përkohësisht pasaportën e Daeit.

Konkretisht, Daei thuhet se kishte qëndruar një natë më parë në hotelin Kurd, së bashku me Hamed Lak (31, një futbollist ende aktiv që luan në Iran). Banorët janë mbledhur para godinës. Daei dhe Lak u dërguan në rajonin e forcave të sigurisë iraniane. Atje ata u vendosën nën mbikëqyrjen e rreptë të sigurisë së shërbimit sekret.

Mahsa Amini, 22-vjeç, vdiq më 16 shtator në Teheran, tri ditë pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës. Dëshmitarët thanë se ajo është rrahur nga policia.

Por, autoritetet thanë se vdekja e Aminit nuk ishte për shkak të goditjeve në kokë apo gjymtyrë, por nga një sëmundje. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga familjarët e Aminit. Vdekja e Aminit ka nxitur protesta mbarëkombëtare në Iran.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja