TIRANE- Një protestë e një grupi të rinjsh para Ambasadës Greke në Tiranë që kishte si motiv vrasjen barbare në burgjet helene të shqiptarit Kudret Kume allias Ilia Kareli, është bërë shkak për dënimin e dy të rinjve nga Tirana. Vendimi për dënimin e Fatjon Koka dhe Indrit Sullaj është dhënë në 8 korrik nga gjykata e kryeqytetit, e cila ka shpallur fajtorë dy të pandehurit për akuzën e “Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, duke i dënuar ata me 500 mijë lek të vjetra. Mirëpo për shkak të pranimit të akuzës dhe gjykimit të shkurtuar kjo gjobë është ulur në 330 mijë lek të vjetra.
LAJMET MË TË VLERËSUARA










