Protesta e një dite më parë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë. Mirëpo nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar një pamje ku një protestues i pastron me flamurin kuqezi fytyrën e një efektivi.
Përmes një postimi në Instagram Balla shprehet se influencerat e protestës po e quajnë një akt të bukur, por nga ana tjetër personi në fjalë mund të jetë vetë ai që i ka hedhur (vezën ose miellin) në fytyrë.
Balla gjithashtu kritikon faktin se si mund ta përdorësh flamurin kombëtar kuq e zi si peshqir.
"Po shoh që influencerat e protestës, ata që qo rrisin folloëers&likes prej saj, po e përshëndesin këtë akt të një protestuesi që vezën, apo nuk di çfarë është lënda e hedhur mbi fytyrën e një polici, po ia pastron. Uau shumë bukur! Çfarë akti?! Dakord duhet përshëndetur edhe pse ai që e fshin është njëri prej atyre që e ka hedhur, nëse nuk është ai vet. Dhe s’duhet ta kishte hedhur. Megjithatë reflektimi dhe ndjesa janë të mirëpritura. Falja nuk gjykohet.
Por unë kam diçka tjetër: po si mund ta përdorësh flamurin kombëtar kuq e zi si peshqir?!", shkruan Balla.
Komente










