Në momentin kur protestuesit sulmuan bizneset te Kullat Binjake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pati edhe qytetarë që u fshehën ku mundën për t’i shpëtuar ndonjë incidenti. Një prej tyre u struk pas një shtylle të Kullave, ndërsa pranë kishte edhe një efektiv.
Por ndërsa polici dhe qytetari e kishin vështrimin drejt protestuesve nga ana e djathtë e tyre, një tjetër erdhi nga ana e kundërt dhe shkelmoi policin në këmbë.
Lajmi kryesor:
‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore, zjarr 3 ministrive e 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private! 51 policë të lënduar dhe 65 të shoqëruar









