Një protestues bëri thirrje nga bulevardi për të vijuar protestën deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ai i bëri thirrje intelektualëve t’i bashkohen protestës për të diskutuar mbi krijimin e një shoqërie të re.
“Jam i gatshëm të rri dhe për 420 të tjera derisa sa kjo klasë politike të shporret. Ky sistem nuk na përfaqëson ne, shqiptarët e ndershëm që për 42 ditë po i tregojnë vetës e botës që nuk pajtohen me të keqen. Pajtohem me 5 kërkesat themelore e mbi të gjitha me atë për dorëheqjen e kryeministrit. Ju që nuk keni ardhur akoma në protestë, mos e shisni lirinë për një thes miell ose për një përfitim financiar nga shteti. Kjo lëvizje ka nevojë për intelektualë, mbështetje juaj me shkrim është e vyer por nuk mjafton. Egoja juaj nuk duhet të bëhet pengesë për bashkimin tonë. Jemi evropianë dhe kemi nevojë për ndihmën e aleatëve, por jemi ne ato që duhet të përpiqemi më shumë për të drejtat tona. Mos e lëshoni frontin, rezistoni dhe duroni. Mos u dorëzoni në këtë betejë”, tha një protestues.
Lajmi kryesor:
Dita e 42-të e protestës, kritika për koncertin e Kanye West: 4 milionë eurot të shkonin për qytetarët e fermerët! Rama të dorëhiqet










