Një protestues nga bulevardi, bëri thirrje për arrestimin e ish-zv,kryeministres Belinda Balluku. Ndër të tjera, protestuesi tha se shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një kryeministër i korruptuar ndërsa fjalën e tij e mbylli me shprehjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
“Për të 40-tën ditë themi: arresto Ballukun, jep dorëheqjen. Të ka ardhur fundi. Në 13 vite ne i dimë të gjitha dështimet e tua. Europa ka marrë gjithmonë më të mirët tanë. Çdo shqiptar ta mendojë kthimin në atdhe, kjo është toka jonë. Nuk mund të lejojmë një kryeministër të korruptuar dhe një ish-kryeministër të korruptuar të vazhdojnë. Rama në burg, Berisha në burg. Mos e bëj gangsterin si kryeministër, sepse nuk bëhesh dot kurrë i fortë me popullin. Me këtë popull kaq të bukur dhe të mrekullueshëm. Rama jep dorëheqjen, se po nuk e dhe do të heqim ne. Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim”, tha protestuesi.
Lajmi kryesor:
Aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës për review-t negative në biznese: Metodë e regjimit për të kontrolluar fjalën e lirë! Mesazhi për PD: Mbani duart larg nga protesta










