Prej 40 ditësh, qytetarët po vijojnë me protestën në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Itinerari që ndiqet është po i njëjti, fillimisht ata grumbullohen te sheshi ‘Skënderbej’ e më pas vijojnë marshimin drejt kryeministrisë ku mbahen dhe fjalime.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Studentët u shpërndajnë protestuesve hallvë: Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën

Në ditën e 40 të protestës, studentët kanë shpërndarë në shesh hallvë.

“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti.

Ora 20:26
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake, po kthehesh në komunizëm dixhital! Merru me patronazhistët

Aktivisti Andi Tepelena nga bulevardi, i është kundër përgjigjur drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare. Tepelena tha se kjo është një formë e komunizmit të moderuar, një formë e shtetit për të terrorizuar qytetarët e fjalën e lirë.

“Armiq që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonomisë shqiptare. Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital, kur ti akoma ke zbuluar kush hoqi flamurin nga ambasada e Izraelit, kush janë agjentët e Iranit e të tjerë, si mund të zbulosh ata që janë armiqtë tanë që duan të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin. Kjo është e turpshme dhe e rrezikshme. Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena.