Protestuesi Arbër Lleshi, gjatë fjalës së tij para tubimit para Kryeministrisë rilexoi sërish kërkesat, të cilat u lexuan dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.

Më tej protestuesi kërcënoi se qytetarët do të bllokojnë institucionet, në rast se zyrtarët sipas tij të korruptuar, do i uzurpojnë ata me dhunë.

“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh protestuesi.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.


Lajmi kryesor:

Protesta në ditën e 25-të te kryeministria, përsëriten kërkesat utopike drejtuar Ramës nga Goxhaj! Nis marshimi nëpër Tiranë