Në gjashtë ditët e fundit Tirana ka parë 6 protesta nga qytetarë që kërkojnë kryesisht 2 gjëra: anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Për mikrofonin e Report Tv, ata kërkojnë që të rinjve t’u plotësohen kushtet që të qëndrojnë në atdhe dhe jo të marrin rrugët e emigrimit.
“Arsyet janë të panumërta, i thonë 35 vjet, apo 36 vjet. Rinia që ikën jashtë, pse duhet të ikë? Duhet të qëndrojë këtu. Por që të qëndrojë këtu, plotësoji kushtet, mos e largo. Të largosh të rinjtë, të largosh popullin tënd shqiptar dhe të futësh të huajt...”,- thotë një protestues.
“undra shitjes së pronave të shtetit dhe kërkesa është që t’i vihet një stop gjithë kësaj gjëje”,- deklaron një tjetër.
“Unë jam i fushës së IT-së, quhem Fati. Edhe jam nga Tirana. Kërkesa ime është që Edi Rama të dorëhiqet, të zhbëhen sistemet e patronazhimit që kanë krijuar dhe të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri”,- shprehet një i ri.
“21 vjeç nga Vlora. Arsyet e protstës janë vënë re dhe nga thirrjet që kemi: dorëheqjen dhe anulimin e projektit”,- deklaron një protestuese.
“Kërkojmë dorëheqje, është mbushur kupa, ne nuk presim më që ai të rregullojë asgjë, vetëm dorëheqjen”,- thotë një tjetër.
Komente





