'Ne të gjithë jemi kllounë', protestuesit kilianë frymëzohen me personazhin e 'Joker'

'Ne të gjithë jemi kllounë', protestuesit kilianë frymëzohen me personazhin e 'Joker'

Foto nga protesta në Kili

Më 18 tetor nisën protestat masive në Kili,  të cilat kulmuan të premten me rreth 1 milionë qytetarë që protestuan në kryeqytetin Santiago.

Të paktën 19 vetë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash.

Nuk pritej që personazhi i regjisorit Todd Philips, "Joker" të ishte frymëzim i protestuesve në rrugët e Kilit.

"Nëse një spektakël rishfaqet, kuptimi i tij rrallë mbetet i njëjti. Kjo ka ndodhur me Joker-in", ka thënë gazetari Lili Loofbourow në shkrimin e tij.

Në rrugët e Kilit shikohen njerëz duke marshuar në rrugë, duke shprehur me zë të lartë pakënaqësinë e tyre për gjendjen e vendit.

Gjithçka  filloi me një protestë studentore për rritje të tarifave të metrosë, ku më pas shpërtheu në marshime mbarëkombëtare kundër qeverisë e më pas të gjithë iu bashkuan duke potestuar për kosto të lartë të jetesës jo të qëndrueshme, pensioneve, kujdesit të keq dhe të shtrenjtë shëndetësor apo arsimit të dobët.

 Presidenti Sebastian Pinera e quajti gjendje të jashtëzakonshme në orët e para të 19 tetorit e më pas vendosi ushtrinë.

"Ne jemi të gjithë kllounë" është shkrimi që mund të lexohet  në muret e qytetit.

Gjatë protestës një burrë i veshur si Joker vallëzon para një turme marshuese. 

Në ditën që gjithçka shpërtheu, memet e Joker po qarkullonin, pasi Joker është një film amerikan, por me një çështje universale.

"A jam vetëm unë, apo është duke u bërë çmenduri atje?" , është pjesë nga filmi por mund të ishte edhe motoja e Kilit.

Filmi portretizon një miliarder,Thomas Wayne si kandidat për kryetar bashkie, edhe pse mund të ishte dizajnuar për të ngjallur Trump, personazhi është drejtpërdrejt i krahasueshëm me Pinera, një biznesmen i pasur, për të cilin shumë kilianë besonin se do ta bënte një udhëheqës të shkëlqyer.

Në "Joker" thuhet: "Për vite me rradhë, është ngjallur  ideja  e një meritokracie edhe më shumë sesa Shtetet e Bashkuara. Besimi në të është shpartalluar, por kjo është një kulturë akoma e fiksuar me klasën. Njerëzit që plaçkisin tani, për shembull, përmenden në mënyrë popullore si gunga. Dhe kur e djathta flet për nënveprat, veçanërisht ata që protestojnë, ajo përdor një term shumë specifik. I quan ata të pakënaqur e më pas trajtohen me urrejtje dhe përbuzje. Sipas këtij botëkuptimi, nëse ndonjë person i tillë ankohet ose proteston, nuk është sepse ankesat e tyre kanë merita, por sepse janë xhelozë, dembelë dhe duan atë që nuk e meritojnë. Nuk lejohet që të kundërshtoni elitën; nëse e bëni, ju përmbushni atë që elita ju quan. Është një kurth. Nëse jeni duke luftuar, 'vishni një fytyrë të lumtur'."

Kur në film Wayne thotë, "Ata thjesht kanë zili për personat që janë me fat", lidhet me Kilin.

Filmi u krijua për të provokuar polemikat amerikane, parashikoi skena të caktuara reale që njerëzit e vërtetë tani po i përjetojnë dhe dukshëm flet për shqetësimet e kilianëve.

Me gati 800 milionë dollarë të mbledhur nga shitja e biletave në mbarë botën, "Joker", filmi i ndaluar për minorenët, praktikisht ka thyer rekordet.

Është ky personazh që po përdoret nga mijëra të rinj protestues në Kili.  Ata shfaqen shpesh të vizatuar në fytyrë me pamjen e Jokerit, apo figurën e tij e kanë vendosur në pankarta.

Pamja e Joker u shfaq edhe në protestat në Hong Kong.

Në një fjalim natën e 20 tetorit, i rrethuar nga personeli ushtarak, Pinera tha "Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, të paepur që nuk respekton asgjë dhe askush, që është i gatshëm të përdorë dhunën dhe krimin pa kufi."

"Ne jemi në luftë", Pinochet përdori të njëjtën frazë në vitin 1986, pas një atentati ndaj tij, duke pretenduar se incidenti sinjalizoi një luftë midis "Marksizmit dhe Demokracisë:.

Ende ka shumë kilianë pro-Pinochet, shumë prej të cilëve e vlerësojnë këtë lloj ligjërimi dhe përgjigjen e nënkuptuar për atë që shumë e konsiderojnë si një kohë më të rregullt. 

Rreth 1.3 milionë njerëz marshuan për të protestuar ndaj sistemit të privatizuar të pensioneve në gusht 2016, por shumë pak ndryshuan.

"Nuk është Metro !!! Shëndetësia, është arsimi, është pensioni, është strehim, është paga parlamentare, është kostoja e rritur e energjisë elektrike, është kostoja e rritur e gazit, është vjedhja nga forcat e armatosura,është dinjiteti të një shoqërie !!!", këto janë fjalët e protestuesve.

Përveç "Joker", në një imazh tjetër i protestës është vizatimi i një ajsbergu që tregon rritjen e tarifave si pjesa sipër ujit. 

Nën ujë janë renditur faktorët e tjerë, përfshirë koston e arsimit, kujdesin shëndetësor, sistemin e pensioneve, pagat e mjerueshme apo punët e pasigurta.

Foto e një protestuesi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!