Protesta e opozitës po tensionohet nga momenti në moment , protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë dhe kanë goditur me sende të forta derën e kryeministrisë. Gjatë përplasjes me protestuesit ka mbetur i lënduar një polic i cili është shoqëruar nga kolegët e tij.
Nga pamjet duket se polici ka marrë lëndime gjatë përleshjes me protestuesit.



