Në njërën prej rrugëve të Libanit po zhvilloheshin protesta të tensionuara,por kur aktivistët panë që një vogëlush po qante, u bënë bashkë për të  kënduar këngën që u pëlqen gjithë fëmijëve.

 Ata filluan të këndonin e performonin këngën ” Baby Shark”.

Vogëlushi më pas pushon së qari dhe shikon i hutuar protestuesit.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga nëna e foshnjës Eliane Jabbour, e cila  po udhëtonte nëpër rrethin Baabda, e vetme me djalin 15- muajash  Robin kur u ndesh me turmën e protestuesve.

Unë u thashë atyre: Jam me fëmijë, ju lutem mos bërtisni shumë”, tha ajo për CNN.

Videoja u bë virale në Liban fillimisht e më pas në gjithë botën.