Vijojnë protestat masive në Jerevan të Armenisë kundër kryeministrit Nikol Pashinian. Qytetarët armenë të zhgënjyer nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin, e cila i dha = fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit armen.
Protestuesit në Sheshin e Lirisë brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” duke valëvitur flamurin e Armen dhe atë të Nagorno Krabakut.
Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftimeve për më shumë se gjashtë javë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Në këto luftime, raportohet të kenë humbur jetën të paktën 2.783 ushtarë azerbajxhanas dhe 100 rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që në kampin armen janë vrarë pothuajse 1500 ushtarë. Gjithashtu ka një numër të lartë të viktimave në rradhët ecivilëve në të dy krahët.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të Nagorno Karabakut dhe territorit përreth. Kjo marrëveshje po shihet si mposhtje për forcat etnike armene që mbështeten nga Jerevani, e të cilat kanë kontrolluar Nagorno Karabakut prej vitit 1994, kur një marrëveshje armëpushimi i kishte dhënë fund luftimeve.
Gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 12 nëntor, Pashinian e pranoi se dokumenti që ka nënshkruar “është i keq për ne”, por tha se ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë dhe që siguron mbijetesën e Karabakut.
Javëve të fundit, mijëra qytetarë kanë protestuar në Jerevan duke kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, por kryeministri nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të largohet nga pushteti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor 2024, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor 2024, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor 2024, 09:50