Protesta të dhunshme në Sri Lanka, i vënë flakën shtëpisë së kryeministrit! Presidenti njofton dorëheqjen në 13 korrik

Protesta të dhunshme në Sri Lanka, i vënë flakën shtëpisë së kryeministrit! Presidenti njofton dorëheqjen në 13 korrik

Mijëra protestues në Sri Lanka, në Azinë Jugore, kanë hyrë në shtëpinë e presidentit të vendit në kryeqytetin Kolombo.

Tubues nga i gjithë vendi marshuan drejt godinës duke kërkuar dorëheqjen Gotabaya Rajapaksas, pas muaj të tërë protestash për keqmenaxhimin e krizës se thellë ekonomike që ka përfshirë vendin.

Kreu i shtetit nuk ndodhej në rezidencë në momentin kur u futën protestuesit, pasi kishte marrë masat për t`u zhvendosur në një zonë më të sigurt.

Protestuesit, pasi u futen brenda godinës, u zhytën edhe në pishën personale të presidentit.

Kujtojmë se Sri Lanka po përballet me nivel inflacioni tejet të lartë dhe ka vështirësi të mëdha me importimin e ushqimeve, karburantin e ilaçeve.

Sot, protestuesit thyen disa barrikada të policisë për të arritur në rezidencën e kreut të shtetit. Forcat e rendit qëlluan disa herë në ajër e përdorën gazin lotsjellës kundër protestuesve, por rezistenca ishte e madhe.

Ndërkohë, numri i personave të lënduar në protestë ka arritur në 55, sipas Dr. Pushpa Zoysa, mjekes në Spitalin Kombëtar të Sri Lankës, duke përfshirë tre persona që morën plagë me armë zjarri. Mes të plagosurve është një ligjvënës nga Sri Lanka lindore.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit. 

Deklarata vjen pasi një takim të liderëve të partisë të mbajtur nga Kryetari i parlamentit të Sri Lankës, që ranë dakord që t'i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen për një "kërkesë dërrmuese", kjo u njoftua në këtë të shtunë nga deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem. 

Ndërsa presidenti Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen më 13 korrik.

Protestat  vijojnë të jenë të dhunshme, raportohet se deri më tani protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit, Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën, lajmi u njoftua nga zyra e kryeministrit.

Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur u protestuesit vunë flakën. Ai ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt, njofton zyra e tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Protestat e dhunshme, presidenti i Sri Lankës do të japë dorëheqjen më 13 korrik

Kryeparlamentari i Sri Lankës, Mahinda Yapa Abeywardena, ka njoftuar se presidenti Gotabaya Rajapaksa, e ka informuar se do të japë dorëheqjen më 13 korrik.

Njoftimi erdhi pas një kërkese që aii dërgoi presidentit pas një takim të krerëve të partive.

Më herët, kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie të gjitha partive për të marrë përsipër.

 

Ora 18:44
Përshkallëzohet situata, protestuesit i vënë flakën rezidencës private të kryeministrit të Sri Lankës

 

Protestat në Sri Lanka vazhdojnë, raportohet se deri më tani protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit, Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën, lajmi u njoftua nga zyra e kryeministrit.

Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur u protestuesti vunë flakën. Ai ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt, njofton zyra e tij. 

Rezidenca private në Fifth Lane në kryeqytetin tregtar të Colombo është vendi ku banon kryeministri dhe familja e tij. Ajo është e ndarë nga rezidenca zyrtare, e quajtur "Pemët e Tempullit".

 

Ora 16:49
Kryeministri i Sri Lankës i gatshëm të japë dorëheqjen

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake sipas njpoftimit të zyrës së kryeministrit. 

Deklarata vjen pasi një takim të liderëve të partisë të mbajtur nga Kryetari i parlamentit të Sri Lankës, që ranë dakord që t'i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen për një "kërkesë dërrmuese", kjo u njoftua në këtë të shtunë nga deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem. 

Zyra e kryeministrit tha:

“Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.

 

 

K.T./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taleb: 09/07/2022 14:33

    Ne e kemi te zgjuar këtë mortjemadhin tonë: ka bunker, tjetri. I ka marrë masat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat