Pre e dhunës në protestën e opozitës joparlamentare ranë edhe përfaqësues të medias. Protestuesit e opozitës sulmuan grupin e xhirimit te Report TV që shkoi për të tranmsetuar LIVE zhvillimet pranë Drejtorisë së Policisë, ku protestuesit u zhvendosën pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Militantët sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.
Protestuesit i zunë rrugën makinën brenda së cilës ndodheshin gazetarët dhe grupi i xhirimit. Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit të shpërthejnë në dhunë. Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona duke mos u lejuar të transmetojë në atë pjesë të zhvilimit të protestes tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Bashkë me këtë ekip xhirimi ka qenë gazetari i Report TV Arsen Rusta i cili thotë se fillimisht protestuesit kanë hedhur fjalë ofenduese në drejtim të tyre e më pas kanë kërkuar me forcë largimin e tyre. Në grupin e xhirimit ishin tre operatorë, një teknik direkte dhe gazetari Rusta
Më herët u sulmuan nga protestuesit edhe operatorët e ABC News, dy kameramanë të Top Channel, ndërkohë që protestuesit thyen edhe dronin e televizionit "Vizion Plus".
Siç raportoi gazetari Andi Qosja nga ABC News, autorët kanë qenë 5 vetë dhe pasi hodhën disa bomba molotov në drejtim të Parlamenti, iu drejtuan operatorit dhe dëmtuan disa kamera dhe aparatura që shërbejnë për transmetimin live.
Lajmi kryesor:
7 orë bomba molotov ndaj institucioneve, Basha: Në mëngjes kërkojmë lirimin e Dollapit! Të hënën sërish protestë (VIDEO)
Operatori i Top Channel, Besfort Kryeziu, është goditur nga një pjesë e bombës gaz lotsjellës, duke mbetur i lënduar. Fatmirësisht dëmtimi nuk ka qenë serioz.
Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Më herët protestues të maskuar sulmuan një tjetër operator të Top Channel. Një grup të rinjsh me maska në fytyrë, ndërsa ishin duke marshuar drejt Kryeministrisë, sulmuan mes turmës një prej kameramanëve të Top Channel, Eno Xhaja.
Këshilltari për Mediet i Kryeministrisë Endri Fuga ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj grupeve të xhirimeve të tre televizioneve Top-channel, Report tv dhe ABC news.
"Protestuesit sot nuk kane dhunuar vetem institucionet publike, por edhe median. Top-channel, Report tv dhe ABC news raportojne se gazetare, kameramane dhe pajisje jane dhunur dhe shkateruar nga protestues te maskuar", shkruan Fuga.