Unioni i Gazetarëve denoncon me forcë dhunën e protestuesve ndaj mediave: E pashembullt, akt kriminal! Drejtuesit e opozitës të garantojnë normalitet

Unioni i Gazetarëve denoncon me forcë dhunën e protestuesve ndaj mediave: E pashembullt, akt kriminal! Drejtuesit e opozitës të garantojnë normalitet

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën e ushtruar nga simpatizntët e opozitës ndaj punonjësve të medias duke thënë se kjo është një ngjarje që pandodhur prej kohësh. UGSH përmend raste konkrete ku pre e dhunës së protestuesve ranë operatorë dhe gazetarë të disa mediave si Report TV, Abc News apo dhe Top Channel.

Në deklaratën e UGSH thuhet se drejtuesit e opozitës duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre për garantimin e normalitetit dh sigursië ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Gjithashtu UGSH bën thirrje instancave përkatës që të hetohen personat që kanë kryer këta akte kriminale dhe më pas të ndëshkohen në bazë të ligjit përkatës.

Në fund të deklaratës UGSH bën apel se rikthimi apo ripërsëritja e dhunës mbi gazetarët ështe akt kriminal mbi gazetarët në pergjithësi. Sekuenca dhe akte të tilla e kthejne Shqipërinë pas dhe e renditin ate ndër vendet me demokraci plotesisht të kërcënuar. 

 Reagimi i plotë i UGSH:

Denoncojme dhunen e ushtruar mbi disa reportere dhe punonjes se medias

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon me force dhunen e ushtruar gjate dites se djeshme, date 11.05.2019 ne menyre te pashembellt mbi disa perfaqesues te mediave te ndryshme, gjate raportimeve per protesten e opozites se vendit. Dhuna fizike mbi reportere dhe operatore te disa mediave si Top Channel, ABC News, Report TV etj, perben nje akt te pandodhur prej kohesh ne praktiken e raportimit te veprimtarive apo aktiviteteve politike ne vend.
Dhuna fizike, agresiviteti verbal dhe sidomos aktet e dhunimit dhe shkaterrimit te mjeteve profesionale te punes nga persona te ndryshem ne mjedise te ndryshme, shpesh edhe te maskuar, gjate kesaj veprimtarie perbejne nje goditje mbi gazetaret dhe mediat e vendit. Fatkeqesisht ne kesi aktesh nuk mungojne edhe individe te veshur me uniformen e policise, çka e ben edhe me shqetesuese situaten.

UGSH kerkon nga autoritetet e Policise se Shtetit te identifikojne dhe vene para pergjegjesise ligjore te gjithe personat qe dhunuan gazetaret dhe punonjesit e mediave. Kerkojme nga autoritetet e drejtesise te hapin procese per seicilin rast dhe te hetojne dhe ndeshkojne ligjerisht personat qe moren persiper dhunimin e perfaqesuesve te medias.

Ne te njejten kohe apelojme prane autoriteteve me te larta institucionale dhe shteterore te reagojne energjikisht per ndaljen e klimes agresive dhe te rrezikshme ndaj gazetareve dhe mediave. U kerkojme drejtuesve te opozites politike te vendit te ushtrojne ndikimin e tyre per garantimin e normalitetit dhe sigurise ndaj çdo gazetari, fotoreporteri dhe operatori ndersa, jane ne krye te detyres per pasqyrimin e veprimtarive dhe aktiviteteve politike ne liri dhe mevetesi te plote.

Rikthimi apo riperseritja e dhunes mbi gazetaret eshte akt kriminal mbi gazetaret ne pergjithesi. Sekuenca dhe akte te tilla e kthejne Shqiperine pas dhe e renditin ate nder vendet me demokraci plotesisht te kercenuar. 

Unioni i Gazetareve Shqiptare gjate diteve ne vijim do te kerkoje me kembengulje dhe forma te shumta, ndeshkimin e dhunuesve te gazetareve dhe punonjesve te mediave gjate episodeve dhe zhvillimeve te dates 11.05.2019. Per organizaten tone liria dhe siguria e gazetareve pas ngjarjeve te tilla, jane te rrezikuara dhe provokuara si asnje here tjeter.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 12/05/2019 17:26

    Kush te merret me sigurine tuaj...ska dhune thoni ju populli ka te drejte...policia te mos pun9je thoni ju te rri aty qe ti bjeri luli me cfare ti teket...ju na keni thene qe ska problem, as dhune, as shkaterrim, opozita proteston qete dhe bukur, kush ju kercenon tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut