Një grup protestuesish janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, pas shpërndarjes me ujë e gaz lotsjellës nga policia. Efektivët janë gjithashtu në ndjekje të tyre, teksa kanë vendosur edhe kordon sigurie në afërsi të Kuvendit.

Një protestuese është përplasur edhe verbalisht me policinë. Gjithashtu ka pasur edhe hedhje kapsollësh nga protestuesit.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - ‘Beteja’ zhvendoset te sheshi ‘Skënderbej’, të maskuarit lëshojnë breshëri fishekzjarrësh ndaj efektivëve! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës