VIDEO/ Protesta, militantët e Berishës i vënë zjarrin selisë së PS, djegin banderolën e Ramës! Disa me maska, shpërndahen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës megjithëse me një pjesëmarrje më të ulët sesa pritej shënoi përplasje të dhunshme. Skenari i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës për atë që e quajtën 'fillim i mosbindjes civile' pa ndalim ishte dhuna, zjarri e shpërthimet. 

Pasi u hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste.

Edhe këtu nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste.

Protestuesit hodhën dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve, tha  gazetari i Report Tv Sokol Dema që ndoqi nga afër protestën. 

Molotovët dogjën dhe banderolat e PS-së dhe banderolën e madhe ku është dhe fotografia e kryeministrit Edi Rama.

Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për ti larguar.  Më pas protestuesit që udhëhiqeshin nga Bardhi dhe Noka u larguan për tu zhvendosur në drejtim të ministrisë së Brendshme, ku dhe aty hodhën bomba molotovë dhe rrezikuan jetën e policëve.

Disa prej protestuesve kishin maska, për të mos u identifikuar.
Edhe Report Tv solli pamje me dron nga protesta para PS-së, ku pjesëmarrja duket e vogël, por e dhunshme. 


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat më pak se 4 orë! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron