Partia Demokratike do të mbajë më 27 gusht, ora 18:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik për kupolën drejtuese.

Në rendin e ditës është paraqitja dhe miratimi i platformës per modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës dixhitale.

zgjedhjet e 15 korrikut, u artikulua për ripërtëritje, por thjesht u ricikluan emrat e njohur të partisë, mes tyre Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj si nënkryetarë dhe Klevis Balliu si Sekretar Organizativ. Procesi u kontestua nga disa demokratë, midis të cilëve edhe Ilirjana Kuçana që tha se në PD "mulizmi është fenomen që duhet luftuar."

Kryetari i partisë, Sali Berisha është pyetur edhe për punën mbi zgjedhjet lokale të 2027-ës, por përgjigja e tij nuk qe konkrete.

“Përcaktimet statutore janë përcaktime statutore. Zbatimi i tyre është një detyrim për PD, Sidoqoftë forma, rruga që do ndiqet, do të përcaktohet nga forumet”, është shprehur ai.

Kryedemokrati ka paralajmëruar edhe një "vjeshtë të nxehtë politike", por nuk dihet nëse opozita do t'u rikthehet protestave teksa bulevardi përpara kryeministrisë është ende i zënë nga revolucioni i flamingove.