DURRËS- Me pretendimin se Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të përmirësuar sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, banorët e rrugës "Gjergj Balshaj" në zonën e ish Kënetës janë ngritur në protestë.
Përveçse banesat e tyre nuk janë të lidhura me kolektorët e qytetit, ata shprehen se edhe ujërat e zeza derdhen në kanalet kulluese para pronave të tyre, duke bërë që era e keqe të jetë e padurueshme. Situata rëndohet edhe më tepër me rritjen e temperaturave.
“Vijnë dy kolektorë kryesor. Nga Porto Romano dhe Konservimi. Derdhen këtu. I lutemi Bashkisë dhe qeverisë që ujërat e zeza ti çojnë në kolektorin kryesor. Nuk dalim dot në derë. Jemi më shumë se 300 familje. E kemi ngritur kaq herë si problem dhe nuk na kanë dhënë zgjidhje. Të marrin masa që mos të vdese populli nga malarja e infeksionet e tjera”, tha një banor.
“Ju po e shikoni vetë realitetin e këtij komuniteti. Të bëjnë kanalin. Kjo na intereson. 20 Vjet këtu rrimë. I lutem qeverisë të vejë dorë se po na marrin shpirtin. Këtu nuk rrihet. Është skandal. Nuk kanë ku të shkojnë se nuk ka kolektor”, u shpreh një tjetër.
“Duhet të bëhet sa më shpejt. Mushkonjat të mbysin. Do na vije malarja”, tha një tjetër.
Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj.
“Qytetarët kanë kërkesën më normale të mundshme. Të rregullohet kanali. Ky është Durrësi turistik i vitit 2021. Kanë 20 vite që drejtojnë bashkinë dhe 8 vite qeverinë dhe ja ku janë. Shikoni si është gjendja këtu. Gjithçka flet vetë”, tha kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj.
Të pyetur për këtë problematikë, Bashkia e Durrësit nuk ka pranuar që të prononcohet.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.7%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6731
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 14-vjeçari me meningjit rëndë në spital! Drejtoresha: Ambientet nuk u dezinfektuan, më njoftuan veç për antibiotikët! Ka panik, prindërit nuk i sjellin fëmijët në shkollë
11 Shkurt, 15:09
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
11 Shkurt, 13:31
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj
9 Shkurt, 19:29
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Durrës/ Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me kallash në ajër, 3 të arrestuar, mes tyre një vajzë, 2 në kërkim (EMRAT)
9 Shkurt, 11:32
-
Kapsolla drejt policëve në protestën e PD, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim edhe 3 militantë të tjerë
9 Shkurt, 09:40
-
Protesta e opozitës/ Martin Leka në Report Tv: Pa njerëz, fjalimi i Berishës si në mbledhje partie, Meta s'tha asgjë të re
8 Shkurt, 20:02
-
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
8 Shkurt, 19:11
-
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt, 15:25
-
Blegtorët e Jugut në protestë: Baxhot e fabrikat tallen me ne! Një litër qumësht 120 lek! Shteti nuk i kontrollon! Edhe mishi vjen kontrabandë
8 Shkurt, 15:03