Pamjet e prekëse të qenve me aftësi të kufizuara që i është dhënë një mundësi e dytë për të vrapuar, përmes protezave po pushtojnë rrjetin.
Fotot vijnë nga një provincë e Tajlandës, Chonburi ku qenë me aftësi të kufizuara dhe viktimat e aksidenteve, strehohen me ndihmën e një fondacioni i emëruar “Njeriu që shpëton qentë”.
“Ata vrapojnë shumë shpejt, ne njerëzit nuk mund ti arrijmë”, ka thënë koordinatori i Fondacionit.

Ai shtoi gjithashtu se edhe për fondacionin kjo është një periudhë e vështirë. Për shkak të pandemisë së COVID-19, donacionet dhe numri i vullnetarëve është ulur.
Megjithatë ka ende nga ata që kontribuojnë për këtë nisëm.
Komente

