Prova e parë e forcës në Kuvend
Ruçi - Berishës: Mos e tepro!

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot për herë të parë me kryetarin e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ish-kryeministri Berisha nuk ka pranuar të largohet nga foltorja e Kuvendit, pasi ka mbaruar minutazhin e tij. Ka qenë kryetari Ruçi, që ka ndërhyrë, duke i kërkuar Berishës të ulët.

Kjo ka qenë dhe prova e parë e forcës mes Ruçit dhe Berishës, në fund të së cilës ka qenë ish-kryeministri Berisha që ka lënë foltoren e Kuvendit. Ruçi i ka kërkuar Berishës të ulët, duke i thënë se do të aplikojë masat që parashikon rregullorja. Pas një rezistence të shkurtër, ish-kryeministri Berisha është larguar nga foltorja, duke lënë njëkohësisht dhe sallën e Kuvendit. 

Ndërkohë, nga salla kanë ndërhyrë dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Edi Paloka, të cilët kanë kërkuar që Berisha të marrë nga koha e tyre, por dhe kjo përpjekje ka rezultuar e dështuar, pasi fjalën e ka marrë ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj. 

Kjo është hera e parë, që ish-kryeministri Berisha përballet me një situatë të tillë, pasi kur seancat plenare drejtoheshin nga kryeparlamentari Ilir Meta, ai fliste sa të donte pa iu ndërprerë fjala.

REPLIKAT/Mbaron minutazhi, Ruçi i pret fjalën Berishës

Ruçi: Koha mbaroi zoti Berisha, faleminderit, ulu!
Berisha tenton të flasë sërish
Ruçi: Jo, jo nuk lejohet.
Berisha: Turp të kini
Ruçi: Mos më detyro që në këtë seancë të zbatoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja
Berisha: Të keni turp
Ruçi: Z.Berisha, mos e tepro tani. Ulu të lutem. Dhe mos i gënje këta kolegët e tu se i more me qafë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca