Prova finale, triumfon Luiza
Xhuvani "Hamleti" me fytyrë gruaje
Fotogaleri - Rikthimi i Luiza Xhuvanit

Prova finale, triumfon Luiza<br />Xhuvani Fotogaleri - Rikthimi i Luiza Xhuvanit">
TIRANE-   “Kjo botë u shthur, o prapësi e dreq/ që unë kam lindur ta ndreq”. Kishin kaluar 20 minutat e një interpretimi virtuoz të aktores në skenë dhe të pranishmit rrinin frymëpezull, para se të shqiptohej kjo frazë e shkruar nga Shekspiri te tragjedia “Hamleti” nga aktorja Luiza Xhuvani. Vargjet e tragjedisë zinin vendin e një refreni, që vinte pas një interpretimi të stuhishëm të gjendjes shpirtërore të Hamletit, princit të Danimarkës.

Luiza Xhuvani dha që me impaktin e parë figurën e një princi të bukur dhe të mençur të Danimarkës të goditur tashmë nga tragjedia e madhe familjare. Pa pasur nevojë të trashte zërin, me kadencën e bukur të deklamacionit natyral të saj, ajo triumfon edhe këtë herë me rolin e saj. Arritje e bukur për një aktore grua që mban barrën e rëndë të shpirtit të një burri, barrë që e kapërcen me elegancën e aktrimit, duke i shkuar shumë për shtat edhe hijeshia e flokëve të prera posaçërisht për rolin.

Ato ishin në funksion të profilit hamletian me atë fluturimin e tyre në lëvizje. Luiza Xhuvani diti ta prezantonte edhe hijeshinë e një djaloshi fisnik, e megjithatë duke qenë grua në ndjesi. Luiza Xhuvani, tashmë  Hamleti “me fytyrë gruaje” sapo ka krijuar një personazh origjinal duke sakrifikuar gjatë ditëve të provave për të dhënë maksimumin. E rikthyer fuqishëm në skenë, aktorja tek Luiza Xhuvani është zgjuar sërish brenda saj. Në provat gjenerale u vu re një fytyrë e re, një personazh i ri, që qëndron  me dinjitet në galerinë e personazheve të teatrit shqiptar.

Personazhi është gati të flasë me gjuhën e Shekspirit dhe filozofinë e kësaj gjuhe sot në mbrëmje para publikut. Luiza Xhuvani ka realizuar një figurë të veçantë të Hamletit, duke e alternuar profilin e brishtë shpirtërore me lëvizje të zgjedhura, duke i dhënë qenies njerëzore një simbiozë burrë-grua, dhe me këtë shumë pastër Luiza Xhuvani ka arritur t’i jap Hamletit një funksion universal në përcjelljen e mesazheve që zgjojnë ndërgjegjen e njeriut, pas stuhisë së tragjedive njerëzore.

Fajtorë dhe të pafajshëm mbyten në tragjedi, por tragjedia nga Xhuvani shfaqet si kreaturë skenike, ku i bashkohet muzika dhe efektet e ideuar nga regjisori i talentuar Enke Fezollari. Ishte shumë e shkathët në skenë, impresiononte me pasazhet e tragjedisë, pa zgjuar patetiken. Arriti të jetë bindëse dhe si një magnet edhe për aktorët e tjerë që sollën së bashku harmoni veprimi, kërcimi dhe shprehish të tjera skenike.

U shpërblye me duartrokitjet e para të gjata të të pranishmëve në provat gjenerale, ku nuk mungonin edhe më profesionistët e teatrit si dramaturgu Ruzhdi Pulaha, kritiku i teatrit Mexhit Premçi. Kritiku Premçi ishte shumë i kënaqur për natyrën e eksperimentit në rastin e aktores Xhuvani që luan si Hamlet.

“Luiza Xhuvani krijoi një Hamlet, siç e sheh ajo vetë Hamletin, dhe kjo është interesantja në këtë interpretim”, tha Premçi për “Shqiptarja.com”, duke argumentuar se “Teatri Eksperimental e ka në natyrën e vetë që të realizoj gjetje të tilla. Hamleti me fytyrë gruaje, i interpretuar me një mënyrë origjinale  nga Luiza Xhuvani, ishte shumë mirë i realizuar. Mora kënaqësi”  
 
Luiza Xhuvani kthehet ne skenen e teatrit shqiptar pas nje shkeputje te gjate e pasi ju desh te heqe dore edhe nga posti i deputetes pasi djali i saj Konstandin Xhuvani vrau 4 persona ne nentor te 2014-es dhe eshte i denuar per kete krim. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë