Provimet/ AKP: Rezultatet e 
papublikuara dalin para formularit A2

Provimet/ AKP: Rezultatet e <br />papublikuara dalin para formularit A2
TIRANE- Një pjesë e maturantëve nuk i kanë marrë ende notat e provimeve me zgjedhje. Sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve për disa difekte në sistemin e AKP-s, jo të gjitha notat janë publikuar. “Bëhet fjalë për një mosrakordim mes barkodeve dhe emrave të maturantëve. Këto provime janë korigjuar dhe specialistët tanë i kanë të gjitha tezat. Është vetëm një gabim njerëzor i bërë nga disa persona të cilët nuk i kanë hedhur barkodet në sistem, ashtu siç udhëzuam ne si institucion.

Të gjithë ata maturantë që nuk kanë marrë notat, brënda disa ditëve do të jenë gati. Maturantët do ti marrin notat para se të publikohet formulari A2” – u shprehën drejtuesit e AKP, për gazetën. Sipas Agjensisë Kombëtare të provimeve notat e provimeve me zgjedhje që nuk janë publikuar do të dërgohen pranë drejtorive arsimore, të cilat më pas do t’jua japin maturantëve. Janë më shumë se 500 kandidatë të cilët nuk kanë marrë ende notat për shkak se barkodet u hodhën gabimishit në sistemin e maturës shtetërore.

Edhe Ministria e Arsimit konfirmoi dje për gazetën se notat e papublikuara janë gati dhe do të dalin brënda kësaj jave. Ndërkohë AKP ka konfirmuar ditën e djeshme se e ka gati formularin A2, por do të publikohet pas udhëzimit të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. “Formulari A2 do të dalë pas miratimit të kuotave në Këshillin e Ministrave. Nuk mund të publikojmë formularin pa VKM-n e kuotave të pranimeve për vitin akademik 2015-2016. Me njëhërë më pas do të dalë udhëzimi i ministres së arsimit për mënyrën se si do të plotësohet ky formular.

Në krahasim me një vit më parë nuk ka ndryshime dhe maturantët do të zgjedhin 10 preferenca”, - u shprehën burime pranë AKP-s. Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë maturantët mund të kërkojnë një fotokopje të testit të provimeve me zgjedhje. Sipas AKP nuk do të ketë proces rivlerësimi, por kandidatët mund të shikojnë përgjigjet që ka dhënë si dhe vlerësimin që kanë marrë për secilën. Për të marrë fotokopjen e testit çdo maturantë duhet të paguajë 400 lekë për secilën tezë.

“Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t’i kthejë dhe përgjigjen. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë. Ju njoftojmë se, kërkesat për fotokopje të testit bëhen bashkë me mandat pagesën dhe duhet të paraqiten pranë shkollës suaj (shkolla ku keni plotësuar formularin A1/A1Z). Fotokopjet e testit do të përcillen nëpërmjet DAR/ZA  në shkollat tuaja”, - thuhet në udhëzimin e AKP-s. Numri i ankesave për provimet me zgjedhje pritet të jetë më i lartë se dy provimet e tjera të detyruara, duke qënë se shumë maturantët janë vlerësuar me notën 4, 5 dhe 6-t.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re