Një grup maturantësh kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit se nuk ka bërë korrigjimin e provimin sipas skemës së publikuar. Ata kanë thënë se të gjitha provimet janë zhvilluar nën kërcënime dhe në provimet me zgjedhje nuk i kanë lejuar as të pinë ujë.
"Pa na lajmëruar që provimi do të zgjaste deri në orën 5, shumë maturantë duke qenë pa bukë, pa ujë të lodhur. Përpos faktit që u vonua dhe provimi i parë me zgjedhje e kemi nisur rreth orës 11 e 30
Përsa i përket provimit të letërsisë që u zhvillua këtë vit ne kemi kontestime duke parë rezultatet që ne morëm, duke u përputhur me rezultatin që ne kemi pasur gjatë gjithë viteve të gjimnazit me rezultatin që ne morëm në provime nuk përputheshin aspak.
Të ikim dhe të vazhdojmë studimet jashtë. Është e pamundur këtu. Edhe po të mësosh më duket sikur duan të na lenë të gjithëve pa shkollë edhe bravo që mësove 3 vjet se asgjë nuk do të shpërblehet në fund" ,shprehen studentët.
Gjithashtu ata thonë se MAS nuk ka publikuar skema e përgjigjeve të sakta për disa provime.
Një tjetër shqetësim i tyre është se nuk lejohet rikorigjimi i tezës së provimit.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO