Pak ditë më parë Ministria e Arsimit publikoi përgjigjet e sakta të pyetjeve në provimet e letërsisë dhe atë të matematikës. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Në total nga ky test maturanti duhet të grumbullojë 50 pikë. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmbante 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje të tjera janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.
(ek/aq/shqiptarja.com)