Provimi i matematikës, maturantët:
Nivelit ishte mesatar, nuk kopjuam

Provimi i matematikës, maturantët:<br />Nivelit ishte mesatar, nuk kopjuam
TIRANE- 46 mijë maturantë i janë nënshtruar sot testimit të matematikës për 2 orë e 30 minuta.
 
Pas përfundimit të testimit teksa dilnin, maturantët e gjimnazit Sami Frashëri u shprehën për A1Report se provimi ishte i nivelit mesatar dhe se gjithaçka kishte shkuar mirë.
 
Të pyetur nëse patën apo jo mundësi që të kopjonin maturantët e kanë mohuar kategorikisht këtë dukë thënë se kontrollet kanë qenë mjaft të rrepta.
 
Por jashtë mikrofonit ata pohojnë se ka patur edhe mundësi për kopjim për ata që kanë guxuar.
 
Maturantët të cilët iu nënshtruan sot testimit ishin të shoqëruar nga prindër e të afërm për ti mbështetur.

Ky ishte provimi i fundit i detyrueshëm i maturës shtetërore ndërsa pas disa ditësh do të zhvillohen provimet e lëndëve me zgjedhje për ata që do të aplikojnë për në Universitet.

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë