Provimi i Shtetit, 40 % e kandidatëve
për mësues rezultojnë ngelës

Provimi i Shtetit, 40 % e kandidatëve<br />për mësues rezultojnë ngelës
TIRANE- Rreth 40 përqind e kandidatëve për mësues rezultojnë ngelës në provimin e detyrueshëm të shtetit duke mos pasur mundësi të ushtrojnë këtë profesion në sezonin e ri akademik.
 
Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, pjesëmarrja në testim është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
 
Shpresa e kandidatëve ngelës mbetet muaji dhjetor, ku mund t’i nënshtrohen ritestimit.
 
Kandidatët për mësues të cilët nuk kanë rezultuar fitues në provimin e parë, kanë të drejtën të testohen deri në 5 herë, ku nga faza në fazë tarifa që duhet të paguajnë rritet me 25 %.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët