Mbi 30% e mësuesve në gjithë vendin nuk e kanë kaluar provimin e shtetit të mësuesisë, kjo edhe pse është rritur pragu i cili synon rritje të cilësisë në mësimdhënie. “Kemi shifrat mbi 30 për qind e mësuesve nuk kaluan dot provimin. Kryefjala jonë mbetet kualifikimi i një lloji të ri, jo si ai që ka qenë deri më sot, që kishte promovuar njerëz dhe këshilltarë të ish-kryeministrit”, tha Nikolla gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Arsimit.