TIRANE- Në muajin shtator pritet të zhvillohen dy testime për mjekët dhe infermierët. Provimi i parë do të jetë testimi i përgjithshëm, i paralajmëruar nga Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj disa muaj më parë. Fillimishit ishin vendosur muajt maj-qershor për testimin e mejkëve dhe infermierëve, por ky provim do të zhvillohet në muajin shtator, për shkak se ende nuk ka filluar hartimi i pyetjeve për mjekët.

Ministira e Shëndetësisë thotë se “do të ndryshojnë pyetjet e provimit për infermierët, ndërsa pyetjet për mjekët do të hartohen nga specalistët më të mirë”. Testimi i përgjithshëm i mjjekëve dhe infermierëve pritet të zbulojë nivelin në të cilin ndodhen sot “bluzat e bardha”.